COVID-19/ Zgjerohet epidemia në SHBA, mbi 1 mijë vdekje e 70 mijë të infektuar!

26 Mars 2020, 13:47

Pandemia e koronavirusit vazhdon të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara. Viktimat e infeksionit  arritën në mbi 1000 kurse rastet pozitive janë rreth 70 000 nga të cilat mbi 30 mijë janë në shtetin e New York-ut, pothuajse gjysma e atyre në të gjitha Shtetet e Bashkuara.

Numri i rasteve të koronavirusit në Kaliforni po dyfishohet çdo 3-4 ditë dhe trendi tregon se ende do vazhdojë të rritet. Rreth 40 milionë banorë janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit.  Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit publik thonë se mund të duhen deri në dy javë që të shihen rezultatet e këtyre kufizimeve. Presidenti Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kryej depistimin e popullsisë dhe se SHBA kanë bërë një punë shumë më të mirë se çdo vend tjetër në lidhje me testet e tamponit. Ai kundershtoi këshillat e OBSH dhe e akuzoi atë se ishte "shumë e orientuar në favor të Kinës".

Ndërkohë senati amerikan ka aprovuar ndihmën prej mbi 2 trilion dollarë, paketa më e madhe e ndihmës në histori për të mbështetur ekonominë amerikane e kërcënuar seriozisht nga emergjenca shëndetësore si edhe familjet dhe pas kësaj është shpërndarë deri më 20 prill. Sipas Ministrit të Thesarit Steven Mnuchin, paketa e ndihmës do të lejojë që ekonomia amerikane të qëndrojë në ekuilibër për të paktën tre muaj.

Ndërkohë super virologu i Shtëpise së Bardhe Anthony Fauci tha se koronavirusi mund të jetë sezonal ose ciklik dhe se për këtë arsye ai do të kthehet edhe nëse emergjenca aktuale tejkalohet.
Në anën tjetër të opeanit, në të gjithë territorin e Kinës për të dytën ditë radhazi, nuk u regjistruan infeksione të reja lokale të koronavirusit. Vendi ka numëruar vetëm 67 raste të reja, të gjitha të importuara, si dhe gjashtë vdekje të tjera të përqendruara në provincën e Hubei, epiqendra e pandemisë.

104 raste të tjera të koronavirusit janë raportuar në Korenë e Jugut duke sjellë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 9.241.