Bizneset e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve u ndëshkuan më shumë nga pandemia COVID-19. Si një industri e bazuar tek makineritë dhe puna fizike, përshtatja me masat anti-COVID dhe me protokollin e Komitetit të Ekspertëve ishte shumë e vështirë.
Sipas të dhënave të INSTAT ky sektor gjatë vitit të shkuar ka eksportuar pra ka shitur tek shtetet e huaja 128.4 milionë euro më pak produkte. Nga ana tjetër ka importuar kontrata të reja rreth 95 milionë euro më pak. Fonde këto që u ‘fshin’ nga duart e sipërmarrjes si pasojë e pandemisë COVID-19.