Covid-19/Civici për Report Tv: Ekonomia do rezistojë, s’ka recension!

24 Mars 2020, 14:17 | Përditesimi: 24 Mars 2020, 14:41

TIRANË- Paketa ekonomike e prezantuar nga qeveria, ku u ndryshua edhe buxheti i vitit 2020 ku u alokuan 12 miliardë lekë për të përballuar emergjencën e parë të krijuar nga COVID-19, në vendin tonë, për ekspertët është më shumë paketë sociale. Në një lidhje telefonike për Report TV, eksperti i ekonomisë Adrian Civici u shpreh se vlera prej 65 milionë dollarësh e vënë në dispozicion të biznesit të vogël është vetëm efektive në plan afatshkurtër. Sipas tij shumë shpejt mund të kalojmë në plane të tjera për masa vërtet me karakter ekonomik.

r.k./Shqiptarja.com