Covid-19/Italia në fazën e tretë, Conte: Nuk kam frikë nga rënia, duhet veprim urgjent

7 Qershor 2020, 16:52

Jemi në fazën e tretë të pandemisë ku duhet vepruar me urgjencë. Kështu është shprehur kryeministri Italian Giuseppe Conte në një intervistë për Corriere della Sera i cili iu referua edhe deklaratave dhe zërave se pikërisht në këtë moment mund të vijë edhe fundi i qeverisë së udhëhequr prej tij. “Mua nuk më duket se ndihem i rrethuar më shumë sesa në fazën e parë. Në të gjithë këta muaj kam dëgjuar vazhdimisht: Conte po bie. Kjo është pjesë e lojës, unë kam mësuar të mos befasohem”, ka nënvizuar Conte. Realiteti na sjell një fazë emergjente ka nënvizuar kreu i ekzekuitivit Italian, e ndërsa e kanë theksin tek lëvizja e menjëhershme që duhet të bëjë qeveria për të përballuar këtë situatë pasi sipërmarrësit janë në luftë me kohën.

Lidhur me tensionet në mazhorancë ai thotë, “e vërteta është se kur të arrini në substancën e gjërave, duke i ndarë ato nga polemikat, ti e kupton se kjo mazhorancë është e përbërë nga palë përgjegjëse, të cilët e kuptojnë mirë se cilat janë përparësitë e vendit”, thotë Kryeministri.