Covid-19-New York, varre masivë për të vdekurit nga koronavirusi

10 Prill 2020, 13:30

Një varr masiv u gërmua në ishullin Hart, në Bronx ku dhjetëra punëtorë u punësuan me kontratë për të gërmuar një varr të madh për ata që humbën jetën për shkak të Covid-19.

Vlerësohet se rreth njëzet trupa në ditë, pesë ditë në javë, janë varrosur në ishullin e largët.

Shteti i New York tani ka një numër më të madh të rasteve të koronavirusit se çdo vend në botë. Buletini amerikan shënon gjithsej 161,807 raste pozitive në shtetin e Nju Jorkut (përfshirë 87.028 në New York City), me një rritje prej mbi 10,000 rasteve në 24 orët e fundit.

Në SHBA numri i të vdekurve është rreth 17 mijë kurse numri i të të prekurve nga infeksioni numerohen rreth 467 mijë. Në 24 orët e kaluara, në SHBA u regjstruan 1.783 viktima.