COVID-19/Yuri Kim: Mbani maskë kur mungon distancimi! Dhe unë se mbaj ndonjëherë, por nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur

10 Korrik 2020, 20:53

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesash për të gjithë shqiptarët në këtë periudhë pandemie duke i këshilluar të mbajnë maskën mbrojtëse atëherë kur distanca sociale nuk është e mundur. Përmes një video-mesazhi shpërndarë në twitter, Ambasadorja e SHBA,Yuri Kim thotë se sot, më shumë se kurrë, njerëzit duhet të tregohen të përgjegjshëm dhe të mbrohen nga ky virus.