Covid-BE hap kufijtë në prag të sezonit turistik, Kryeministri Conte kundër marrëveshjeve bilaterale

14 Maj 2020, 14:27

Europa po ndërmerr hapat e parë të kujdesshëm drejt rihapjes së kufijve të saj të brendshëm, pas dy muajve masash bllokimi për shkak të pandemisë, që kanë ulur ndjeshëm lëvizjet e qytetarëve dhe e kanë tronditur sektorin e turizmit.

Disa vende – përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën – njoftuan planet për të lehtësuar kontrollet me fqinjët deri në mes të qershorit, ndërsa ekzekutivi i Bashkimit Europian ka nxjerrë një sërë ​​udhëzimesh për udhëtime dhe pushime të sigurta verore.

Ndërkohë vendimi për të zbutur kontrollet kufitare është në duart e secilit vend në BE, siç është edhe monitorimi i të dhënave epidemiologjike.

Kufiri i Gjermanisë me Luksemburgun do të jetë i pari që do të hapet kurse marrëveshje me Francën, Zvicrën dhe Austrinë, qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mbylljet e kufijve me këto vende, deri në 15 qershor.

Kroacia pret të hapë kufijtë me Slloveninë brenda pak ditëve dhe me shtetasit e tjerë të BE jo më vonë se 15 qershori

Greqia, po bën bisedime bilaterale me vendet anëtare të BE-së, duke kërkuar të heqë kufizimet e udhëtimit.

Polonia ka vendosur të zgjasë kontrollet kufitare me shumicën e vendeve evropiane për 30 ditë të tjera, deri në 12 qershor.

Tre shtete baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania do të rihapin kufijtë ndaj qytetarëve të njëri-tjetrit, duke krijuar një “flluskë udhëtimi”, nga 15 maji.