Covid-Europa rihap shkollat/Maska e detyrueshme për nxënësit në Spanjë dhe Francë

28 Gusht 2020, 15:04

Maska e detyrueshme për të gjithë fëmijët e moshës 6 vjeç e lart, kur ata do të rikthehen në klasa pas pak ditësh, - është kjo një nga masat e shpallura nga qeveria e Pedro Sanchez për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Nxënësit gjithashtu do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturave ditore, do të duhet të lajnë duart të paktën pesë herë në ditë dhe do të duhet të shoqërohen vetëm me një numër të vogël të bashkëmoshatarëve. Shkurt, ato do të jenë pjesë e asaj që është quajtur "flluskë" ose "grup i qëndrueshëm i bashkëjetesës" dhe për këtë arsye nuk do të jenë në gjendje të kenë ndërveprime me studentë nga klasa të tjera. E gjithë kjo bëhet për të përshpejtuar procesin e identifikimit të kontakteve, nëse një student ose mësues do të testohet pozitiv për Covid.