Covid-Franca shpall fitoren kundër Covid-19, lehtësohen masat e izolimit dhe bllokimit

15 Qershor 2020, 13:11

"Nga sot, e gjithë Franca është zonë e gjelbër": njoftoi Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv në të cilin ai konfirmoi edhe lehtësimin e masave të izolimit dhe bllokimit.

"Kriza e koronavirusit ka treguar se sa e varur Franca dhe pjesa tjetër e Evropës janë nga zinxhirët e furnizimit nga Kina dhe pjesët e tjera të botës. Ky tundim ka treguar mangësi dhe dobësi: varësia jonë nga kontinentet e tjera në sigurimin e disa mallrave,” tha Macron duke përmendur se ai dëshiron që Evropa të marrë një mësim nga kjo.

E vetmja përgjigje është të ndërtojmë një model të ri, më të fortë ekonomik, dhe më shumë punë dhe prodhim në mënyrë që të mos jemi të varur nga të tjerët.”

Presidenti Macron njoftoi se ai do të shpejtojë planet për hapjen e vendit dhe zbutjen e masave të paraqitura për të parandaluar përhapjen e virusit.

Emmanuel Macron ka njoftuar për lehtësim të një morie masash, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nga dita e hënë, kafenetë dhe restorantet mund të hapen në Francë, si dhe do të lejohet udhëtimi në shtetet tjera të Bashkimit Evropian.

Banorët e këtij shteti do të mund të vizitojnë anëtarët e familjes, që jetojnë në shtëpi kujdesi, të cilat janë goditur rëndë nga pandemia me koronavirus.