COVID-i bllokoi aktivitetet në 21 vjetorin e eksodit/ Kuksjani vetran i UÇK-së: E kujtoj me dhimbje

16 Prill 2020, 17:51

Sot, 21 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës 1998-1999, rreth një milion kosovarë u detyruan nga forcat paraushtarake serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falenderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e shtëpisë për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. Por këtë vit për shkak të pandemisë COIVD-19 ky përvjetor nuk u shënua me asnjë aktivitet.

Fidaim Dida nga fshati Pobreg i Kukësit, veteran i luftës së UÇK-së. Si çdo kuksian tjetër sot për herën e parë që nga viti 2000 nuk ka pritur ish të dëbuarit dhe bashkëluftëtarët me të cilët ka ndarë shtëpinë, bukën dhe frontin gjatë luftës në Kosovë. Shtëpia e tij ishte celula e parë të UÇK-së ku përcilleshin luftëtarët dhe armatimi.