COVID-i e tërmeti rritën borxhin e jashtëm me 6.2%! BSH: Të tregohet kujdes me huamarrjen e huaj, rrezikohet nga kursi këmbimit

19 Mars 2021, 17:39

Marrja e eurobondit 650 milionë euro në muajin qershor 2020 dhe e një sërë kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare për të përballuar emergjencën e shkaktuar nga pandemia e kanë rritur 6.22% nivelin e stokun e Borxhit të Jashtëm në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në fund të vitit të shkuar borxhi i jashtëm arriti në 4,7 miliardë euro, ose rreth 527.7 milionë euro më shumë se në vitin 2019, duke arritur kështu në nivelin më të lartë që ka pasur vendi që prej vitit 2010.