COVID-i futi në karantinë dhe vettingun/ KPK dhe KPA: Jemi në punë,ende nuk kemi vendosur për seanca

21 Prill 2020, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 14:45:16

Situata e pandemisë Covid-19 prek edhe institucionet e reja të drejtësisë duke futur në karantinë për më shumë se 4 javë edhe institucionet e vettingut, përfshi komisionin e pavarur të kualifikimit dhe kolegjin e apelimit. Prej datës 12 këto institucione edhe pse me një kalendar të ngjeshur seancash i kanë anuluar ato duke mos zhvilluar asnjë prej datës 12 Mars 2020, ndërsa disa prej anëtarëve të ONM rezulton se kanë ikur jashtë Shqipërisë.

ReportTv është interesuar pranë zyrës së shtypit të KPK-s dhe KPA-s për të marrë një përgjigje se cfarë ndodh aktualisht dhe kur pritet të hapen këto institucione së paku me seancat dëgjimore apo vendimet në pritje. Ndërsa përgjigja e marrë është se aktualisht ata vazhdojnë punën, por ende nuk ka asnjë vendim kur do të rinisin seancat në sallë pasi edhe nëse ata duan nuk e lejon akti normativ i qeverisë.Për mos ndaljen e punës për sistemin e drejtësisë më datë 2 prill 2020 teksa prezantonte anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë që punonin nga shtëpi ambasada e SHBA-ve shkruante se "ambasada e SHBA-ve në tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari‘‘.