COVID-i i merr jetën në moshën 53-vjeçare skulptorit të njohur Arben Bajo

9 Gusht 2020, 10:12

TIRANË- Gjithë jetën e tij ka gdhendur materiale të ngurta dhe u ka dhënë formën që donte, por me këtë virus e kishte të pamundur! COVID-19 u tregua më i fortë se skulptori Arben Bajo, duke i marrë jetën në moshën 53-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një nga miqtë e tij, Arbër Kadia.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia. Skulptori ishte në gjendje të rënë për jetën.