COVID-i mbylli universitetet, drejtoresha e konvikteve në Qytetin Studenti: Do u kthehen paratë për muajt që s'kanë qenë ose t'i rikonsiderojmë për vitin tjetër

24 Prill 2020, 23:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 17:36:51

Për shkak të COVID-19 dhe mbylljes së universiteteve, studentët që jetojnë në konvikte janë larguar drejt familjeve të tyre. Ata kanë  kërkuar që në këtë periudhë të mos i paguajnë konviktet për aq kohë që nuk po jetojnë aty pasi nuk është e drejtë të paguhet. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar vetë drejtoresha  e konvikteve në Qytetin Studenti, Anila Shehu, e cila tha se të gjithë studentëve u është thënë që për aq kohë sa nuk do të jetojnë në konvikte për shkak të kësaj situate do u kthehen paratë që kanë paguar për këto muaj.