COVID-i 'mund' turizmin, shpëtohet vetëm 30%, Besnik Vathi: 70% e rezervimeve u anuluan

25 Prill 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 15:57:19

Turizmi është një nga sektorët që do të vuaj më së shumti pasojat negative që po lë dhe mund të vazhdojë të lë përhapja e COVID-19, në vendin tonë. Ekspertët dhe bizneset e fushës flasin për një kthim në pikën zero të sektorit të paktën për pranverën ku anulimet e fluturimeve ishin 100%.

Edhe pse ende nuk kemi një paketë të prezantuar për sektorin e turizmit, ekspertët flasin për një rënie deri në 70% të tij edhe në rast se kufijtë hapen pjesërisht.