'COVID-i na përgjysmoi', trajneri i Kombëtares së futsallit: Të tregojmë që s'kemi ardhur kot deri këtu

23 Janar 2021, 13:48

Kombëtarja shqiptare e futsallit për herë të parë do të luajë në raundin eliminator të grupeve të Europianit ku shorti e ka vendosur përballë Kroacisë, Ukrainës dhe Danimarkës. Në prag të dy ndeshjeve të parë trajneri Erind Resulli thotë se i vjen keq që skuadra do të jetë thuajse e përgjymsuar për shkak të pasoja të COVID.