COVID-i ndal në Prizren udhëtimin 2-vjeçar me biçikletë, çifti britanik shembull qytetarie

10 Maj 2020, 15:11

PRIZREN- Skocezi Mike Elm dhe partnerja e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtojnë nga Evropa në Azi, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, janë bllokuar në Prizren për shkak të mbylljes së kufijve.

Udhëtimi i tyre dy vjeçar me biçikletë nga Austria në Mongoli tashmë ka ngecur në Prizren për shkak të pandemisë dhe këtë kohe e kanë shfrytëzuar në favor të kauzës së tyre për një mjedis më të pastër.