COVID-i ndryshoi buxhetin, fondet i merr infrastruktura! Me rishikimin e fundit rrugët morën 12.3 miliardë lekë

6 Gusht 2020, 17:58

Shkaku ishte pandemia për rishikimet e buxhetit, por fondet shkuan për infrastrukturën. Nga ndryshimet e fundit të buxhetit janë rreth 12.3 miliardë lekë që shkojnë për sektorin infrastrukturor, ndërtime dhe rehabilitime rrugësh.

Që nga buxheti fillestar që u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar e deri në rishikimin e fundit shpenzimet janë rritur me 16.3 miliardë lekë. Tashmë totali i shpenzimeve për institucionet janë 333.3 miliardë lekë nga 317 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar.