COVID-i ‘pezulloi’ tregtinë, në prill eksportet ranë mbi 44%, importet u tkurrën me 36%! Goditjen më të madhe e pësuan fasonët

18 Maj 2020, 20:46

Koronavirusi dhe mbyllja e kufijve dhe aktiviteteve ekonomike ka goditur ndjeshëm shkëmbimet tregtare. Sipas INSTAT vetëm në muajin prill eksportet kanë rënë me 44.4% dhe importet me 36.7%. Rënien më të madhe të tregtisë Shqipëria e ka pasur me Italinë me të cilën janë përgjysmuar shkëmbimet.