COVID-i stopoi kompensimet në mars! ATP: Në 7 muaj 492 padi të reja për pronat

20 Gusht 2020, 17:10

Kompensimi i financiar i pronave vijon të mbetet problem, dhe kjo dëshmohet nga paditë e reja të ngritura në pranë Gjykatave nga Janari në Korrik të këtij viti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Trajtimit të pronave në 7- muaj janë bërë 492 padi të reja posaçërisht për këtë problem. Numri më i lartë i padive është bërë në muajin Shkurt me 135 të tilla, ndërsa në muajit e karantinës numri i padive ra ndjeshëm dhe vetëm 14 janë bërë në muajin maj.

Karantina po ashtu ka bllokuar tërësisht procesin e kompensimit të pronarëve. Pasi në raportet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave thuhet se në muajin mars nuk është dhënë asnjë para as për kompensim dhe as për shpërblim për ish pronarët për pronat e zëna nga ndërtimet informale.