Covid-Itali, Rajoni i Ligurias krijon aplikacionin për pushime verore në kohë pandemie

6 Maj 2020, 13:33

Brenda kutive me parete Plexiglas-i apo në kupola të bëra me dru bambuje, sido që të jetë duket se këtë verë do të mund të shkojmë për bregdet për pushime, gjithmonë me masa sigurie të forta dhe higjene.

E ndërsa vera po afron, do të duhet të marrim në konsideratë edhe koronavirusin.

Një nga shqetësimet  kryesore gjatë pushimeve verore do jetë shmangia e grumbullimeve në plazhe apo dhe si e si të gjejmë një vend të lirë në rërë teksa parashikohet që dyndja drejt vendpushimeve bregdetare do jetë pasive pas izolimit afro dy mujorë. 

Një përpjekje për të gjetur një zgjidhje ka ardhur nga Italia fqinje e pikërisht nga autoritetet e Rajonit bregdetar të Liguria.

Zgjidhja e tyre bazohet në thelb në një aplikacion që monitoron prezencën e njerëzve në të gjitha plazhet ligurian dhe jep kordinatat gjeografike të plazheve të lirë kujtdo që do kërkon të gjejë një vend për të vendosur çadrën dhe peshqirin apo për tu sistemuar me qera në një shezlon.

Aplikacioni gjithashtu informon pushuesit për vendet me prezencë të lartë pushuesish, që do të thotë rrezik i lartë infektimi.

Për të menaxhuar rendin publik në këtë kohë pandemie, sistem i mbikëqyrjes së plazheve nga një person i vetëm i caktuar nuk është i mjaftueshëm dhe aplikacioni i menduar nga autoritetet në Liguria duket mjaftë i domosdoshëm dhe interesant.