Covid-Lombardi, epidemiologu italian: Ja pse në 24 orët e fundit Lombardia regjistroi zero viktima

25 Maj 2020, 14:14

Sipas epidemiologut italian Vittorio Demicheli, pavarësisht se të dhënat nga spitalet në Lombardi kanë raportuar ditën e djeshme zero vdekje, koronavirusi po i jep fund asaj që në Britaninë e Madhe e quajnë ‘Korrje’, që do të thotë se pasi shkaktoi shumë viktima, kryesisht në rradhët e pacientëve të sëmurë rëndë dhe me patologji të mbartura ( dy deri në tre), duket se ai ka konsumuar gjithë 'habitatin' ku shkaktoi shumë dëme dhe tani ka vdekshmëri të kufizuar, pasi njerëzit që infekton tashmë janë përgjithësisht të shëndetshëm.

Sipas Demicheli-t, edhe pse për shumë kjo ishte një mrekulli, për epidemiologët ishte e pritshme. Numrat do vazhdojnë të zvogëlohen dhe se shkalla në rënie e vdekshmërisë tregon trendin në ulje në Kujdesin Intensiv ku prej disa javësh numri i pacientëve të shtruar është në rënie

I pyetur se kur në Lombardi do të ketë zero infeksione të reja, epidemiologu italian tha se “Nëse tendenca vazhdon të jetë kjo që është tani, brenda dy javësh ne mund të arrijmë në numra minimale”.

Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, mosha mesatare e pacientëve të vdekur nga infeksioni I koronavirusit në Itali është 80 vjeç dhe më shumë se 60% e viktimave janë meshkuj, kryesisht me patologji serioze të mëparshme.

Të dhënat e Institutit Italian të Shëndetësisë bazohen në një mostër prej 29.692 pacientësh të vdekur dhe konfirmon karakteristikat që kishin dalë tashmë në javët e kaluara.

Gratë viktima prej infeksionit janë 39.8% dhe mosha mesatare është 62 vjeçe.

Vetëm 1.1% e mostrave (332 viktima) ishin nën moshën 50 vjeç.

74 prej tyre ishin më pak se 40 vjeç (49 burra dhe 25 gra të moshës midis 0 dhe 39 vjeç).

Të dhënat e publikuara tregojnë edhe njëherë rolin që kanë patur patologjitë e mëparshme në numrin e vdekjeve nga Covid.