Covid-Profecia e zezë e sociologut italian: Qytetërimi ynë është në rrezik

13 Korrik 2020, 13:45

Sociologu Italian, Luca Ricolfi ka ngritur alarmin në funksion të një valë të dytë të Covid, e cila sipas tij nëse do të ndodhte ‘Do të ishte një katastrofë’

Alarmi se qytetërimi ynë është në rrezik është ngritur nga një prej sociologëve më të njohur dhe më të vlerësuar në Itali. 

Nëse një valë e dytë do të na godiste, ajo do të shoqërohej nga një recession dramatik, më i keq se ai i vitit 1929, do të ishte një katastrofë, fundi i një civilizimi të tërë.

Duket se profecia e Ricolfit nuk është gri por e zezë…

Për socialogun Italian, “Armiku i padukshëm Covid nuk është mundur ende, përkundrazi. Javët e fundit, gjithashtu edhe për shkak të lirimit të masave të kontrollit, koronavirusi është rikthyer në frikë. Trendi i infeksioneve të reja po rritet dhe tani makthi është që të biem përsëri në vorbull”.

I intervistuar nga ‘Huffington Post’, Ricolfi tha se "Ne jemi në momentin më të errët të natës Covid.

"Unë – tha ai - jam shumë më pak i sigurt për nesër, por pyetja që po i bëj vetes është: përveç rifillimit të ekonomisë, nuk duhet të shqetësohemi për tjetër gjë? Kjo do të ishte një katastrofë”.