Covid/SHBA, mjekë dhe infermierë lexojnë emrat e kolegëve të vdekur. Protestë përpara Shtëpisë së Bardhë

22 Prill 2020, 17:01

Në SHBA, mjekë dhe infermierë, duke qëndruar para Shtëpisë së Bardhë, lexojnë emrat e kolegëve të tyre që kanë vdekur nga koronavirusi javët e fundit.

Një protestë kjo për të nderuar viktimat kolegë dhe për të kërkuar nga qeveria amerikane pajisjet mbrojtëse të duhura për të garantuar jetën dhe sigurinë në punë për personelin shëndetësor.

Si dhe në shumë vende të botës, edhe në SHBA kanë humbur jetën shumë mjekë dhe infermierë në vijën e parë të frontit të luftës nga koronavirusi.

Deri tani në SHBA janë regjistruar 2751 viktima në 24 orët e fundit për një total prej rreth 45 mijë vdekje  kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se 800 000. Vetëm në harkun kohorë të 36 orëve u regjistruan 40 000 raste të reja infeksioni.