Covid/SHBA, shteti i Misuri-t hedh në gjyq Pekinin zyrtar. Akuzat: Fshehje informacioni, humbje e jetëve dhe kolapsi ekonomik

22 Prill 2020, 15:36

Prokurori i Përgjithshëm i Misurit në SHBA, Eric Schmitt ka ngritur një padi kundër qeverisë kineze për gënjeshtrat e saj në lidhje me epideminë e koronavirusit dhe për humbjen e jetëve dhe kolapsin ekonomik të shtetit për shkak të pandemisë.

Sipas CNN, kjo është padia e parë e ngritur nga një shtet kundër Kinës dhe Partisë Komuniste Kineze dhe institucioneve të tjera.

Padia e prokurorit të Misurit përmban akuzën për fshehje të informacionit mbi epideminë, arrestimin e individëve në Kinë që ngritën alarmin e shpërthimit të infeksionit dhe mohimin e "natyrës" së virusit.

  •