Covid-Situatë alarmante në Kosovë, mund të rikthehen masat e izolimit

13 Qershor 2020, 12:22

Teksa në 24 orët e kaluara në Kosovë u regjistruan 58 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, autoritetet kanë paralajmëruar për rikthimin e masave të izolimit, nëse qytetarët nuk i respektojnë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas vizitës që bëri në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike tha se është bërë një punë kolosale nga ekspertët shëndëtësorë për ta kthyer situatën nën kontroll. Ai tha se masat e izolimit i kanë kushtuar shtrenjtë ekonomise dhe situata është alarmante dhe nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen, qeveria do të rikthejë masat e izolimit