Covid/Vaksina zvicerane mund të jetë gati në muajin tetor për përdorim në masë

22 Prill 2020, 15:37

Martin Bachmann, profesor imunolog në universitetin e Bernës, përmes një konference për shtyp online me gazetarët në Kombet e Bashkuara deklaroi se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati për tu testuar në verë dhe duke filluar nga muaji tetor, nëse gjithçka do të shkojë mirë, do fillojë të aplikohet te popullsia zvicerane.