Ç'po ndodh te Teatri Kombëtar? Pamjet me dron, godina rrethohet nga disa aktivistë

15 Maj 2020, 14:41

Prej mbrëmjes së djeshme te Teatri Kombëtar janë mbledhur një grup aktorësh, të mbështetur nga opozita. Report Tv sjell pamjet me dron për të treguar atë që po ndodh aktualisht rreth godinës së teatrit.

Mbrëmë ishte radha e Bashës, ndërsa sonte Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se do të jetë dezhurn te Teatri për të mos lejuar shembjen. Vendimi u mor dje, por për shembjen do të duhen të paktën 6 muaj.