Ç’regjistrimet e pensionisteve që humbin jetën, Doraca: Me ligj, kartela e vdekjes për gjendjen civile

10 Tetor 2018, 17:38

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj, ishte i ftuar në studion e lajmeve në Report Tvme gazetarin Besard Jacaj, ku foli për problemet me të cilat përballet ky sektor.

Sa i takon pensionistëve që pasi ndërrojnë jetë, nuk ç'rresgjistrohen nga familjarët, Doracaj tha se do të ketë masa administrative për të gjitha këto raste.

Ai deklaroi se nesër në kuvend do votohen disa ndryshime në ligjin për Gjendjen Civile, që parashikojnë se për çdo vdekje, kartela do t’i dorëzohet edhe institucionit që ai drejton, në mënyrë që të shmangen abuzimet me pensionet.

Numri një i Gjendjes Civile, foli edhe për ndryshimin e adresave për qyteratrët që ndryshojnë vendbanimet. Ai deklaroi se deri në 30 pas zhvendosjes, ky proces është falas, ndërsa kush e shkel këtë afat do të gjobitet me 1.000 lekë.