Cristiano Ronaldo plotëson ëndrrën e një fëmije me aftësi të kufizuara, luan futboll me të

30 Dhjetor 2019, 17:33 | Përditesimi i fundit: 2019-12-31 11:52:59

Cristiano Ronaldo shpesh ka treguar se ka një zemër të madhe dhe kjo ka ardhur për shkak të jetës së tij të vëshirë qëkur ishte fëmijë.

Së fundmi ndodhet në Dubai dhe ka bërë realitet ëndrrën  e Ali Turganbekov, vogëlushi nga Kazakistani i cili ka lindur pa këmbë.Edhe pse me aftësi të kufizuara, pasioni i tij më i madh është futbolli dhe idhulli i tij Cristiano.

Ka qënë vetë CR7 që ka postuar videon teksa shihet që luan dhe bën triblime me vogëlushin në një sallon hoteli.

“Ishte kënaqësi që të takova Ali Turganbekov. Një frymëzim i vërtetë”, ka shkruar ylli i futbollit krah videos.