Çuçi: I pakënaqur me AKU, do ketë ndryshime rrënjësore në strukturë

6 Maj 2019, 21:49

AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka kryer funksionin e saj, për këtë arsye ministri Bledi Çuçi ka njoftuar se ky institucion do të pësojë ndryshime rrënjësore. Në studion e Report Tv, Çuçi është shprehur se është i pakënaqur me AKU dhe se ndryshimet do të nisin që nga struktura.

"Jam i pakënaqur me AKU. Do ndryshojmë mënyrën e funksionimit, se detyrat nuk përputhen me mandatit dhe struktura nuk përputhet me detyrat. Marr shembull, AKU s'ka një strukturë të posaçëm për të vlerësuar riskun, që është më e rëndësishmja në betejën për sigurinë ushqimore. Brenda 5 muajve, do ketë ndryshime thelbësore", u shpreh ministri në Report Tv.

B.K.