Çuçi në Report Tv: 3006 qytetarë të strehuar në hotele! Disa banorë kanë nisur vetë RINDËRTIMIN

6 Janar 2020, 17:34

TIRANE- Zv. ministrja e Turizmit Ornela Çuçi, koordinatore për Durrësin për çështjen e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti ka deklaruar në studion e Report Tv se aktualisht numri i banorëve të strehuar në hotele është 3006, nga 4200 që ka qenë në fillim. Çuçi tha se sot ka nisur edhe aplikimi online i banorëve të dëmtuar nga tërmeti, dhe se janë rejistruar 60 aplikantët e parë pa ndihmën e sporteleve, ndërkohë që shumë të tjerë vijojnë regjistrimin në asistencën e një punonjësi të bashkisë. Ajo deklaroi se në disa zona të prekura nga tërmeti banorët por edhe pronarët e pallateve kanë filluar rindërtimin e banesave të dëmtuara, me një leje të thjeshtë pranë pushtetit lokal.

"Aktualisht vijojnë të jenë ende 3006 banorë nëpër hotele. Kjo është shifra e fundit. Një pjesë e madhe kanë marrë bonusin e qirasë dhe janë vendosur në ato ambiente derisa të jenë gati shtëpitë e tyre. 5800 banorë janë në çadra. Një pjesë e tyre nuk duan të largohen nga vendet e tyre, nuk duan të shkojnë larg pronës dhe çadrat i janë vendosur shumë afër. Në Manëz kemi 200 çadra dhe në Ishëm 250 çadra. Kanë kushtet e pritjes dimërore.

Sot ka pasur aplikimet e para 60 banorët e parë kanë bërë aplikimet online pa ndihmën e sporteleve ndërkohë që ka pasur shumë të tjerë që kanë kërkuar edhe ndihmën e sporteleve. Në Durrës janë 1310 familje që kanë kërkuar të marrin bonusin e qirasë. Bonusi merret edhe nëse nuk ka një kontratë qiraje. Janë tre bonuse 1-3 anëtarë me 200 mijë lekë të vjetra 3-5 250 mijë lekë dhe mbi 5 persona 300 mijë lekë.

Secili prej banorëve do duhet të akomodohet. Kur merr bonusin e qirasë do të akomodohet në banesë me qira. Qytetarëve i është ofruar bonusi i qirasë. Nga një ditë në tjetrën numri i banorëve nëpër hotele ulet. Kanë qenë 4200. Kjo tregon se bonusi i qirave ka funksionuar.

Në zonën e Ishmit do të shikoni se ka banesa që janë drejt përfundimit që janë dëmtuar nga tërmeti i parë. Ka qytetarë që me një leje të thjeshtë kanë filluar riparimet e shtëpive të tyre. se kurdoherë më parë. Ka pasur raste kur pronarët e pallateve kanë marrë përsipër vetë rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.