Çuçi nga Ura e Mifolit: Kemi projektin për ndërtimin e 650 m argjinaturë që do shmangë përmbytjet

10 Janar 2021, 15:54

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në Urën e Mifolit, një nga zonat më problematike në jug të vendit sa i takon përmbytjeve. Ai tha se qeveria ka gati projektin për ndërtimin e një argjinature pre 650 m drejt grykëderdhjes së Vjosës, që do shmang përmbytjet në zonat bujqësore dhe të banesave.