Çuçi: Po bëjmë gati një ligj të ri për vreshtarinë dhe Kadastrën e Vreshtit

27 Maj 2020, 20:19

Një ligj i ri për vreshtarinë dhe kadastrën e vreshtave është duke u përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajmin e dha ministri Bledi Çuçi teksa ishte në Mirditë ku vizitoi një nga kantinat më të mëdha të prodhimit të verës në vend, që ka gjithashtu edhe rreth 60 Ha vreshta.