Çudit krutani në emision:” Këto janë filma ,nuk ka virus fare”

20 Prill 2020, 12:24

Një qytetar nga Borizana e Krujës është bërë pjesë e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe ka kërkuar që të hapet ekonomia pasi sipas tij këto që thuhen janë filma dhe se në Shqipëri nuk ka koronavirus:” Lëreni virusin atje ku ka lindur , shqiptari duhet lënë të punojë, të hapen edhe shkollat.  Këto që thuhen janë filma ,nuk ka grip fare, shqiptari e ka kaluar gripin me shekuj.Mua më përzihet kur dëgjoj për të tilla situata. Të hapet ekonomia” e mbylli ai telefonatën.