Çudit qytetari nga Kukësi: Ne rrimë mbyllur 24 orë, virusi del nga spitali

19 Prill 2020, 10:59 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 10:59:44

Nëse në të gjithë vendin virusi përhapet në popullatë dhe shërimi gjendet në spital, në Kukës duket se po ndodh e kundërta. Një telefonues në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, i tha moderatorit Besard Jacaj se atje qytetarët rrinë 24 orë të mbyllur, ndërsa virusi po del vetëm nga bluzat e bardha. “Ne shkojmë për t’u shëruar, atje na pret virus”, tha qytetari.