'Çunat e lagjes' në Elbasan thyejnë karantinën...të papërgjegjshmit shpërndahen me shpejtësi

6 Prill 2020, 09:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 11:19:17

ELBASAN- Një pamje e pazakontë është ofruar në qytetin e Elbasanit. Më 31 mars, kur ora shënonte 19:33 rreth 20 të rinj të papërgjegjshëm qëndronin në lagje, duke thyer mbi të gjitha karantinën, por edhe pa asnjë masë mbrojtëse, ngjitur me njëri tjetrin e pa dyshim as me maska dhe doreza.

Sapo kanë parë që një makinë policie ka kaluar aty pranë janë shpërndarë me 'shpejtësinë e erës', pa e kuptuar se me qëndrimin e tyre në atë mënyrë nuk po dëmtonin policinë, por jetën dhe familjarët e tyre.Shkodra ka qenë jë nga qytetet që më të pabindura dhe "pësoi" duke qenë një vatër e re ku koronavirusi u shpërnda me shpejtësi....duket se nga këta qytetarë të papërgjegjshëm edhe Elbasani do të shndërrohet në një "vatër e nxehtë" të COVID-19 pasi deri më tani jan ëkonfirmuar pozitiv 10 raste.