Cutillo: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër krimit, i rëndësishëm anëtarësimi në BE

15 Nëntor 2019, 10:42

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo i pranishëm në  Konferencën e ministrisë së Drejtësisë për menaxhimin e pasurive të sekuestruara është shprehur se Italia mbështet Shqipërinë në nismat për të goditur krimin e organizuar. Sipas tij, italianët dhe shqiptarët i bashkon përpjekja për të anëtarësuar Shqipërinë ne Be, pasi siç tha vetë Cutillo është shumë e rëndësishme edhe për Italinë.

"Fjalët e prokurorit dëshmojnë në mënyrë ekzemplare. Të mbështes këto nisma të reja. Na bashkon përpjekja për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Për ne është e rëndësishme sa edhe për ju anëtarësimi në BE. Pasi ne besojmë se kjo pjesë e Adriatikut mund të njohë drejtësi." tha  Cutillo.