Cutillo për Report Tv: Mazhoranca dhe opozita të rinisin dialogun për të çuar para reformat

12 Prill 2019, 22:04 | Përditesimi i fundit: 2019-04-13 11:29:44

Mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun për të çuar para reformat. Ky ka qënë apeli i  Ambsadorit italian në Tiranë Alberto Cutillo në një intervistë në Report Tv për gazetarin Carlo Bollino.

Diplomati italian ka kërkuar kapërcimin e krizës mes palëve, ndërkohë i sugjeron shumicës të ndërmarë masa të menjëhershme në funskion të reformës zgjedhore, për të cilat nuk ka nevojë të presë opozitën, por që do krijonin klimë besimi tek ajo për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Një ditë para protestës së opozitës së ditën e nesërme, ambasadori ka kërkuar që ajo të jetë paqësore, pasi çdo element dhune përbën vijën e kuqe.

- Mirëmbrëma, Ambasador.

- Mirëmbrëma.

- Pak ditë më parë folët për debatin politik në Shqipëri. Nga daklarata juaj, dukej sikur i bënit një thirrje më të fortë mazhorancës se opozitës, në një çast kur gjendemi përballë një konflikti të fortë. Është pikërisht kështu si e kemi kuptuar, apo jo?

- Edhe po, edhe jo. Në kuptimin që unë u bëra thirrje të dyja palëve. Së pari opozitës, në lidhje me protestat që, nëse do të vazhdojnë, do të duhet të ruajnë formë paqësore dhe kjo më duket një vijë e kuqe shumë e qartë. Unë kam thënë se shumica ndoshta ka më shumë përgjegjësi, por do të thosha edhe më shumë interes që situata në vend të mbetet e qetë, e veçanërisht që të rifillojë dialogu politik që për fat të keq gjatë gjithë kësaj legjislature ka qenë i munguar, pikërisht sepse Vendi duhet të përballet me disa afate dhe reforma shumë të rëndësishme, reforma që nuk mund të miratohen nëse mungon plotëisht dialogu me pothuajse gjysmën e elektoratit dhe deputetët që e përfaqësojnë.

Kështu që unë besoj se nëse qeveria dëshiron të vazhdojë me këtë përpjekje reformuese që ne e mbështesim, ka nevojë të dialogojë me opozitën.

Kryeministri e ka bërë njëfarë propozimi. Ka thënë: të ulemi për të rishikuar së bashkë reformën zgjedhore, edhe me atë pjesë që nuk është më në Parlament, jemi gati të dialogojmë e më pas, mbi bazën e kësaj reforme, të shkojmë në zgjedhje vendore dhe eventualisht edhe në zgjedhje të parakohshme, nëse rezultati i votimeve vendore percakton një shumicë të re në vend. Ju duket i mjaftueshëm si propozim, apo mazhoranca duhet të bëjë diçka më shumë.

Sinqerisht mendoj se mund të bëjë më shumë. Natyrisht, këtu kemi të bëjmë me një zgjedhje politike dhe ky i imi është thjesht një vlerësim subjektiv dhe në asnjë mënyrë nuk pretendoj ta njoh situatën më mirë se Kryeministri apo kushdo tjetër. Por besoj se kur është fjala për reformën zgjedhore - unë e kam përjetuar këto tre vjet, por sigurisht historia shkon shumë vite prapa - ka njëfarë konfuzioni sepse po diskustuhet edhe votimi i emigrantëve, sistemi mazhoritar përkundër atij proporcional, e kështu me radhë. Besoj se është me vend të kufizohet fusha e veprimit tek pjesa me të vërtetë thelbësore. Që do të thotë, t’u jetet vazhdimësi rekomandimeve që përsëriti OSBE-ODIHR-i, pra duke iu përmbajtur çështjeve të ngritura në 2017, që gjithsesi janë të ngjashme me rekomandimet e mëparshme. Gjithsesi, edhe brenda tyre, shquaj dy linja kryesore: një që me siguri do të kërkojë një marrëveshje sa më të gjerë të mundshme që të mund të përkthehet në rregulla të reja zgjedhore – pra ajo çfarë parashikon propozimi i Kryeministrit – por që në këtë moment është shumë e ndërlikuar, nuk dua të them nëse është e mundur apo e gabuar, por të përfshish edhe opozitën formale – pra atë që është brenda Parlamentit - dhe gjithsesi të lësh një karrige edhe për opozitën jashtë, nuk e di, nuk do të rrezikoja në një terren kaq të rrëshqitshëm nga ana kushtetuese.

Por le të qëndrojmë tek thelbi: masat që kërkon OSBE-ja janë kryesisht administrative, pra kërkojnë që qeveria, kushdo që ta ketë në dorë administrimin e vendit, të marrë masa për të përmirësuar - le të themi - kushtet e votimit. Për shembull – po përmend vetëm një gjë, por ka edhe shumë shembuj të tjerë – mjafton të lexohen rekomandimet e OSBE-së, nuk është ndonjë dokument as i ndërlikuar, as i vështirë për t'u konsultuar, ku rekomandohet mbi të gjitha që të luftohet fenomenini i abuzimit me burimet financiare, e mbi të gjitha me burimet njerëzore të Administratës Publike, për të pëfituar mbështetje në zgjedhje, për propagandë zgjedhore e madje edhe për kërcënim ose shantazhin në rast se nuk votohet sipas udhëzimeve të drejtuesve. Këtu është e qartë se përgjegjësia qëndron ekskluzivisht tek ata që e kanë administratën në dorë. Për mua një hapje e besueshme, që do t'i jepte forcë qëndrimin të shumicës, do të ishte zbatimi i njëanshëm i këtyre masave, madje edhe pa pritur që opozita të ulet në tryezën e bisedimeve. Për shembull, mund të fillohet me fushata informuese për t’u shpjeguar qytetarëve se shitblerja e votës përbën krim, t’u shpjegohet nëpunësve se nuk duhet t'u nënshtrohen presioneve që kanë të bëjnë me zgjedhjet, por duhet t'i denoncojnë ato. Do të ishte një veprim me kosto pothuajse zero, që do të dëshmonte vullnet të mirë, sepse unë besoj se vendi ka nevojë për diçka të tillë. Palët mes tyre flasin shumë pak, nuk kanë më besim tek njëri-tjetri, dhe për këtë arsye një qeveri e përgjegjshme mund të ndërmarrë disa veprime pikërisht për të rikrijuar një klimë besimi.

Pra mund t’i bëjë edhe pa pëlqimin e opozitës…

Po, sepse nuk ka më kohë, nëse flasim për zgjedhjet vendore – megjithëse ka edhe njëfarë paqartësie pasi nganjëherë, kur flasim për reformën zgjedhore, nuk arrijmë ta kuptojmë nëse po flasim për çështje të menjëhershme apo për një reformë që mund të bëhet me më shumë qetësi për zgjedhje të ardhshme politike. Unë do të përqëndrohesha te nevojat thelbësore dhe më të afërta: po afrojnë zgjedhjet vendore dhe me ç’po kuptojmë, kemi sërish rrezikun që një pjesë e rëndësishme e forcave politike të mos paraqitet. Prandaj, si fillim - në interes të demokracisë dhe të dialogut - administrata mund të vendosë në tryezë disa masave që japin garanci, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Dy vjet më parë u bë e nevojshme ndërhyrja ndërkombëtare për të gjetur një kuadër garancish të mjaftueshme për të bindur opozitën që të hynte në zgjedhje. Shpresoj që kësaj here të mos jetë më e nevojshme, që vetë qeveria të mund të marrë masa që sigurojnë një kuadër besimi. Më pas, nëse opozita do të refuzonte gjithsesi të merrte pjesë, do ta kishim të gjithë të qartë se ku qëndrojnë përgjegjësitë: kush bëri gjithçka që mundi dhe kush për zgjedhje politike iu shmang garës zgjedhore që, e theksoj, ishte thelbi i demokracisë.

Sikur të vinte nesër në Shqipëri një delegacion parlamentar italian dhe të kërkonte të takonte opozitën, me kë do ta organizonit takimin: me opozitën në Parlament apo me opozitën jashtë Parlamentit?

Këtë kemi biseduar mes ambasadorësh pak ditë më parë. Për fatin tim të mirë, nuk jam ndër ata që presin delegacione parlamentare në këtë periudhë dhe prandaj ky problem për mua është vetëm teorik. Është e vështirë, besoj se zgjidhja diplomatike është që të takohet zyrtarisht opozita në parlament dhe informalisht tjetra.

Në deklaratën e para disa ditëve përmendët edhe rrezikun që kjo paqartësi politike e vendit të ndikojë edhe te vendimi i Këshillit të BE-së, pra te vendimi për të hapur negociatat. Keni sinjale konkrete nga Brukseli? Dhe nëse keni, në ç’drejtim shkojnë?

Sinjalin i parë më vjen paradoksisht nga Shqipëria, nga qytetarët shqiptarë, sepse më bëri shumë përshtypje një sondazh i javës së kaluar - jo edhe aq parashikimet për orientimin e votës - por në veçanti një pyetje që thoshte: kë do të fajësonit nëse në qershor vendet e BE-së vendosin të mos i hapin negociatat". Nëse nuk gabohem përgjigjja ishte se rreth 16% e fajit i takonte qeverisë, 20% e opozitës dhe pothuajse 60% e të intervistuarve mendonte se u takonte të dyja palëve. Më duket se këtu qëndron urtësia e qytetarit që e kupton se ku janë përgjegjësitë.

Përkthyer në një gjuhë evropiane, është e qartë se një vend që arrin në një situatë kaq anormale politike, sigurisht që rrezikon t’ia përmendin. Nuk e di nëse do ta përmendë edhe raporti i Komisionit - nuk kam indikacione në këtë kuptim - por sigurisht mund ta bëjnë vendet që kanë pasur arsye për të dyshuar, pse të mos e përdorin këtë argument për të thënë që vendi nuk është ende gati. Pra, rreziku ekziston, vendimi e dimë do të jetë politik, paçka se bazohet në të dhëna objektive dhe do të ishte për të ardhur keq sepse, në gjykimin tim, dhe nuk e them vetëm për arsye se Italia është dhe mbetet mbështetëse e palëkundur dhe e bindur e nevojës për të hapur negociatat - por në çdo rast të dhënat thonë se ka progres, se vendi ka bërë kaq shumë hapa përpara pikërisht në drejtimet që BE-ja ka kërkuar dhe për fat të keq rrezikon që këto përparime të mos njihen për një sërë arsyesh. Dhe atëherë, përse të japësh një argument më shumë për ta mbyllur atë derë? Prandaj e përsëris së është mbi të gjitha në interes të shumicës që të përpiqet ta nxjerrë jashtë loje këtë problem të mëtejshëm.

Ndërkohë opozita ka lajmëruar për ditën e nesërme një protestë edhe më masive se të mëparshmet. Keni ndonjë mesazh për opozitën?

E përsëris, mesazhi kryesor është që demonstratat janë të ligjshme, janë të rëndësishme, dhe duhet të konsiderohen me kujdes, sidomos atëherë kur mobilizojnë një numër të konsiderueshëm qytetarësh. Por nuk duhet të jenë dhunshme. Kështu që shpresoj dhe bëj thirrje që edhe nesër të mbahet një qëndrim në respektim të pacënueshmërisë të njerëzve, para së gjithash, por edhe të objekteve.

Në gjykimin tuaj, a janë të ligjme, a mund të njihen, zgjedhje që zhvillohen pa praninë e dy partive që përfaqësojnë forcat kryesore të opozitës?

Për mendimin tim, nga pikëpamja rigorozisht ligjore, them se po. A do të mund të njiheshin? E po, këtu qëndron ndyshimi: sa do të mundohet mazhoranca, në mënyrë të sinqertë, që ta sjellë opozitën në zgjedhje. Është deri diku dilema e vitit 2017. E kuptoj se kjo ka krijuar disa precedentë, që ndoshta e bëjnë kompromisin disi më të vështirë, por të paktën dëshiroj të shoh se ka përkpjekje serioze.

Pra, më lejoni të theksoj këtë ndryshim me qëndrimin e Departamentit të Shtëtit. Gjatë vizitës së para pak ditëve, Nënsekratari Palmer tha saktësisht të kundërtën. Nuk i takon mazhorancës të bindë opozitën, i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë.

Nuk besoj se janë krejtësisht të ndryshëm por, sigurisht, mund të ketë shprehje të ndryshme, e përsëris, që janë të ligjshme askush nuk mund ta vërë në diskutim, do të ishte shumë e thjeshtë të thuash unë nuk luaj dhe kampionati anullohet. Por në interes të mbarëvajtjes së përgjithshme të sistemit politik por dhe të atij social, të heqësh dorë nga dy parti që përfaqësojnë pothuaj gjysmën e elektoratit e pastaj të thuash se nuk është problem, do të ishte paksa e ekzagjeruar. Në kufijtë e të arsyeshmes, unë mendoj se ai që ka përgjegjësinë për të qeverisur, një përpjekje duhet ta bëjë. Më pas, nëse kjo përpjekje nuk do të ndiqet me të njëjtin angazhim nga pala tjetër, atëherë me të drejtë mund të thotë “unë u përpoqa. Nuk është faji im nëse një numër i konsiderueshëm zgjedhësish do të privohen nga ajo që do të ishte zgjedhja e natyrshme”. Kjo do të forconte besueshmërinë e zgjedhjeve.

Një nga sektorët ku matet performanca e qeverisë shqiptare është reforma e drejtësisë. Edhe këtu opozita është shumë kritike pasi gjykon se nuk po realizohet në mënyrë transparente. Si e shihni zhvillimin e reformës, edhe në lidhje me akuzat e opozitës, që thekson një ndërhyrje të qeverisë edhe në procedurën e vettingut, sado që është i mbikqyrur nga komuniteti ndërkombëtar?

Shikoni, mbi të gjitha e kam për zemër të shpreh se reforma e drejtësisë është një sipërmarrje që ka shumë pak precedentë e, sigurisht jo në historinë e Shqipërisë, për nga impenjimi, kapitali politik, njerëzor por dhe financiar që kërkon. Është një reformë për të cilën sigurisht që nevojitet një periudhë e gjatë kohore, ndaj jemi, nuk di, në gjysmën apo në një të tretën e saj, por gjithësesi ndodhemi në procesin e realizimit të saj, nuk mund të japim një gjykim përfundimtar. Por mendoj se, padyshim, mund të themi se – kush e ndjek, edhe duke përfituar nga prania ndërkombëtare shumë e gjerë në mekanizmat e vetting-ut – arrin të ketë një vizion, kjo reformë po ecën mirë përpara, është një reformë shumë komplekse, ndoshta në gjykimin e mëvonshëm sot mund të sugjerojmë ndonjë ndryshim, por në tërësi është një reformë që po shkon sikurse ishte parashikuar, në afate kohore më të gjata, ndoshta sepse në letër disa hapa dukeshin më të thjeshta se sa doli në praktikë, por në thelb brenda kuadrit të përcaktuar, një kuadër ky, e përsëris, i miratuar njëzëri, ndaj dhe për këtë arsye mbart kontrolle dhe ekuilibra të cilat e ngadalësojnë vënien në zbatim të saj. Nuk besoj se akuzat për përpjekje të mazhorancës qeverisëse për zotërimin e reformës janë të bazuara. Reforma ka disa mekanizma të saj që në thlb janë të pavarura, që monitorohen. Unë thjesht besoj se heqja dorë, nga ana e opozitës, për të dhënë kontribut pas miratimit të parë njëzëri të zbatimit të reformës, sigurisht që i vendos në një pozitë të distanzuar por, sinqerisht nuk vërej këtë ndërhyrje tendencioze apo sistematike nga ana e qeverisë. Ndoshta, në një periudhë kaq të gjatë e komplekse, mundet që zgjedhje të caktuara apo episode të veçanta të mos kenë qenë brenda pritshmërive. Por nuk shoh absolutisht kurrfarë përpjekjeje sistematike për ta drejtuar reformën në dobi të ndonjërit.

Lufta ndaj korrpsionit është një tjetër temë e nxehtë. Në kuptimin që opozita thotë se qeveria është e korruptuar dhe nuk bën asgjë për të luftuar realisht korrupsionin. Ndërsa qeveria thotë që në pritje për të përfundimit të reformës së drejtësisë, bëjmë aq sa mundemi. Ju si e shihni situatën?

Po, tema e korrupsionit mendoj që është shumë e rëndësishme ndaj dhe për këtë besoj se nëse opozita e ngre, mazhoranca bën mirë që ta marrë seriozisht. Jam dakort me qëndrimin e mazhorancës se e gjithë reforma e drejtësisë shërvbën mbi të gjitha për këtë, ndaj do të jetë e vështirë nëse e gjithë reforma nuk do të jetë operative, instrumentet për të luftuar me themel korrupsionin nuk janë të përshtatshme. Ndaj besoj

se qeveria gjithësesi po përpiqet, edhe në pritje të ngritjes së organeve të nevojshme. Sigurisht që nëse këto përpjekje do të jenë më të mëdha edhe rezultatet mund të jenë më të prekshme e konkrete, por gjithësesi do t’i qëndroja vlerësimit që Komisioni Evropian do të paraqesë në raportin e tij, mua më duket se gjithësesi është arritur progres në luftën ndaj korrupsionit. Të shohim nëse rezultatet do të gjykohen si të mjaftueshme nga ana e komisionit, përgjithësisht mendoj se është bërë progres.

Italia është partner dhe sistem testimi për zhvillimin e luftës ndaj krimit të organizuar. Guardia di Financa paraqiti së fëndmi një raport që konfirmon mposhtjen e fenomenit të kultivimit të marihuanës. Prokuroritë bashkëpunojnë. Nga këndvështrimi juaj, mendoni se mund të bëhet më shumë në këtë drejtim?

Bashkëpunimi – siç e kam jetuar në tri vitet e mia këtu - është përmirësuar shumë. Mund ta them pa frikë se mund të më përgënjeshtrojnë. Si bashkëpunimi policor ashtu edhe ai gjyqësor. Rezultatet e fushatës së mbikqyrjes ajore janë tashme të njohura dhe më duket e vështirë që të kundërshtohen. Ka pasur një rënie domethënse të plantacioneve. Do të shtoja të plantacioneve të hapura dhe të identifikueshme. Është e qartë se as unë dhe as të tjerë nuk mund ta dimë nëse kultivimi zhvillohet në zona matanë kufijve shqiptarë ose brenda serrave. Mund të them se fushata e vitit 2019, që do të fillojë në fillim të majit, do të përmbajë edhe teknologji innovative, për t'u përpjekur për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Dhe vetëm fakti i thjeshtë se kemi bashkëpunim të plotë me palën shqiptare ...

Kërkoj ndjesë që ju ndërpres. Pra këto mbikqyrje do të mund të zbulojnë marihuanën edhe në vende të mbuluara?

Nuk dua ta konfirmoj paraprakisht, pasi nuk jam ekspert i fushës dhe nuk mendoj se ka vendime përfundimtare. Por Guardia di Finanza, dhe policia e shtetit, duke qenë se GdF zbaton, por përgjegjësinë politike e mban Policia e Shtetit, i ka në konsideratë këto hipoteza. Sepse për këtë po flasim: për hipoteza të ngritura nga opozita, por edhe nga vëzhgues të ndyshëm, se mund të ketë mënyra për t'iu fshehur këtij lloj vëzhgimi. Prandaj është premtuar një angazhim në aspektin teknologjik, me synimin për të testuar edhe mundësi të tjera. Më pas do të shohim nëse kjo do të jetë menjëherë efikase, por e përsëris se – duke qëndruar tek tema e bashkëpunimit – nuk kam asnjë dyshim. E kam thënë edhe herë tjetër - dhe gjej rastin ta përsëris edhe njëherë - nuk di të ketë ndonjë vend që i jep një force të huaj policore kontroll të lirë të qiellit. Këta aeroplanë fotografojnë dhe regjistrojnë gjithçka që e konsiderojnë të nevojshme. Prandaj, më shumë se kaq është e vështirë të imagjinohet. Dhe rezultatet duket se e konfirmojnë këtë zgjedhje. Thënë kjo, unë nuk mendoj se kriminelët që dikur kultivonin parcelat e kanabisit tani i janë kthyer kultivimit të grurit apo të portokajve. Ka mundësi të kenë pikasur të tjera aktivitete të paligjshme. Por kjo është pjesë e luftës ndaj krimit, që nuk mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me një operacion apo një fushatë. Nevojitet përshtatje, për të kuptuar se si është riorganizuar krimi dhe për të gjetur mënyra të reja për ta luftuar. Shoh se ky proces vazhdon, me bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare me palën italiane. Shoh rezultatet me numrin e njerëzve të arrestuar, me të arratisurit e ndaluar. Ka një sinjal shumë pozitiv. Por përsëris se fenomenet kriminale janë po aq të afta për t’u shpëtuar masave të marra për t'i penguar. Nuk është një luftë që mund të shpallët e fituar, duhet luftuar dita ditës.

Një hipotezë po qarkullon, në lidhje me një përfshirje të mundshme të GdF në SPAK-un që po ngrihet. Veçanërisht në lidhje me aftësinë për të hetuar krimin financiar dhe sistemet bankare. Është diçka konkrete apo ende thjesht një hipotezë?

Ne presim që të kemi shpejt një zyrtar të GdF në Ambasadë për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Shpresojmë që të paktën në nivel ekspertize të kemi edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare. Do të shohim kur Spak-u të krijohet si mund të japim një kontribut sa më të mirë.