Daily Telegraph: Kriminelët shqiptarë në Britani realizojnë aktivitetin nëpërmjet facebook

8 Gusht 2019, 14:49

Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar e realizojnë aktivitetin kriminal nëpërmjet një faqeje në facebook sipas Daily Telegraph. Në shkrimin e saj  raportohet se faqja administrohet nga Fari Lleshi, një shqiptar i dënuar për vjedhje banke dhe droge që kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme. Faqja e Facebook “Shqiptarët në Londër"  ndiqet prej 123.000 dhe gjiganti i internetit nuk bën asnjë përpjekje për ta bllokuar atë edhe pse Lleshi ishte dëbuar pasi u burgos për tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Në një video në Youtube ai  promovonte muzikën e tij rap ndërsa është i armatosur.

Pasi u kontaktua nga The Daily Telegraph, faqja “Shqiptarët ne Londër nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me postimet dhe u mbyll brenda një ore nga admini, duke thënë vetëm:- “Unë do të doja të dija  pse nuk gjeni diçka më të mirë për të bërë?" Facebook tha se do të kishte mbyllur faqen nëse administratorët e saj nuk do ta kishin  bërë tashmë atë, pasi çdo gjë që inkurajonte kontrabandën e njerëzve ishte e ndaluar nga platforma.  Kriminelët shqiptarë po përdornin Facebook-un për aktivitete kriminale si emigracioni i paligjshëm, lëvizje klandestine, bërja e martesave të rreme, mashtrimi me anë të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe petentave në gjuhën angleze.

Facebook nuk arriti të ndërmarrë asnjë veprim kundër faqes, ku skemat kriminale u postuan publikisht. Sipas Daily Pharagraph  kulmi arriti në qershor,  ku njëri nga personat shkruan  në Facebook: “Të gjithë shqiptarët pa dokumente duhet të jenë të kujdesshëm në Stacionin Ëaterloo! Atje ndodhet Zyra e Brendshme që po bën kërkime.” Fari Lleshi veproi si një pikë kontakti për shqiptarët që kërkonin njerëz kontrabandistë për t’i sjellë në Britani të Madhe dhe kriminelë që flisnin anglisht, të përgatitur për testet e gjuhës, në mënyrë që shqiptarët që nuk kishin njohur për gjuhen angleze, të mund të merrnin një vizë ose një leje drejtimi, kundrejt pagesës.