Daja i fëmijëve që humbën jetën nga asfiksia tregon detajin e trishtë: Vajza e shtruar në spital ende nuk di asgjë

15 Shkurt 2020, 12:58

Daja i fëmijëve që humbën jetën nga asfikia në fshatin Zapoq të Ostrenit të Madh ka treguar për Report Tv detajin e trishtë një ditë pas tragjedisë. Ai tha se vajza tjetër Merita e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nuk e di se nëna e saj dhe motra me vëllanë kanë ndërruar jetë.