Daja zyrtarisht 'dem i kuq', Zllaznia i besohet Bradaric

10 Gusht 2020, 15:23 | Përditesimi i fundit: 2020-08-10 16:13:45

TIRANË- Ilir Daja është zyrtarisht trajneri më i ri i Partizanit. Zërat se trajneri do të merrte drejtimin e demave të kuq nisën një vit më parë, por këtë të hënë gjithçka u konkretizua me teknikun që hodhi të zezën mbi të bardh duke firmosur një kontratë një vjeçare në krye të ekipit kryeqytetas. Në fjalën e tij drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama vlerësoi prurjen në krye të skuadrës së trajnerit Ilir Daja teksa shtoi se marrëveshja e arritur me të ishte ndër më të lehtat që kishte ndërlidhur.

Për vetë trajnerin Daja ky është një hap i rëndësishëm në karrierë e tij pas eksperiencës në drejtimin e Skënderbeu duke shtuar projekti që i është besuar ka objektiva të qarta që synojnë forcimin e skuadrës për prespektivën e së ardhmes. Në të kaluarën Ilir Daja ka drejtuar edhe Flamurtarin, Tiranën, Dinamon dhe Elbasanin.