TIRANË - Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha ekskluzivisht në "Repolitix" në Report Tv, se nga Operacioni "Forca e Ligjit" janë sekuestruar 20 pasuri të Lulzim Berishës me vlerë në miliona euro. Voda tha se në këto pasuri, përfshihen "sipërfaqe të mëdha toke, godina të mëdha shumëkatëshe, komplekse të mëdha, pallate në bregdet".
Përballë moderatorit Denis Minga dhe të ftuarve në emision, zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën show me sekuestrime të pavlera. "Nuk mund të flasim për kasolle", tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës të cilat për herë të parë i deklaroi në "Repolitix" këtë mbrëmje.