Dalin datat, nga 29 korriku maturantët zgjedhin fakultetin, ja si do të bëhet regjistrimi (Procedura)

4 Korrik 2020, 16:11

Më datë 29 korrik maturantët nisin  aplikimin online për përzgjedhjen e degëve në universitet. Më 29 korrik starton raundi i parë që do të përfundojë më 3 gusht, ku maturantët kanë mundësinë e aplikimit për 10 degë.

Maturantët fillimisht duhet të shkarkojnë faturën e aplikimit, që më pas duhet derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë ose në Postën Shqiptare. Maturantët kanë mundësi ta kryejnë këtë veprim prej datës 3 korrik deri më 28 korrik dhe tarifa e aplikimit kushton 2000 lekë.