Dalin nga shtëpia për deklaratë para Teatrit, shoqërohen në polici Robert Budina dhe arkitekti Merzhani

24 Mars 2020, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2020-03-24 15:53:41

TIRANË - Janë shoqëruar në polici Robert Budina dhe Kreshnik Merzhani, pasi u mblodhën këtë të martë para Teatrit Kombëtar për të dhënë një komunikatë për mediat. Policia me forcat Shqiponja shpërndanë grumbullimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dhe shoqëroi në komisariat aktorin Budina dhe arkitektin Merzhani. Shoqërimi i tyre u bë pasi ishin ata dy personat që mbajtën komunikatën për mediat në ambientet e jashtme të Teatrit, për të bërë publik lajmin që "Europa Nostra pranon Teatrin Kombëtar si një nga 7 zonat e mbrojtura në Europë.