Dalin pamje, momenti kur policia bastisin bazën e prodhimit të armëve në Tiranë! Pistoletat silenciator të futura në çanta, gati për t’iu shitur kriminelëve

16 Qershor 2022, 12:35

Janë publikuar pamje e operacionit ‘Silent” për shkatërrimin e depos së modifikimit të armëve në fshatin Kodër- Mëzez në Tiranë.

Në pamje duken armët e paketuara të futura brenda në çanta gati për t’u shitur tek grupet kriminale. Po ashtu shihet edhe automjeti i Elvis Bakallit, një nga personat e arrestuar nga ky aksion.

Bashkë me Bakallin në pranga u vu edhe Dorian Kalo. Ata u kapën brenda banesës duke punuar për modifikimin e armëve që siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale.