Dalin për herë të parë 40 telegrame të Petro Markos nga burgu

17 Dhjetor 2019, 13:22

Këto telegrame, që ti më ke dërguar brenda kohës që hipa nga birucat në burg, për mua kanë qenë dhe do të kenë një vleftë fisnike të thellë se kanë qenë vala të ngrohta dhe t’ ëmbla ngushëllimi në ditët më të trishtuara të jetës sime – se ishin ndarë!.. Fjalë  të pakta.. Ndonëse të bëra me raste të shënuara, po të ta them copë, edhe asnjë fjalë të mos kishin, për mua janë një pjesë e pasurisë së kujtimeve të mia t’ëmbla, se mi dërgoi Safolina ime, që më dashuron, se mbajnë emrin “Safo” – që domethënë: yl’ e , goçe e keqe dhe e Bukra e Dheut e Poetit, që kaq shumë e dashuron”, shkruan Petro Marko në një nga telegramet e majit të vitit 1950 nga burgu për bashkëshorten e tij, Safolinën..

Studiuesja Jorina Kryeziu Shkreta për kamerën e “ReportTV” rrëfen takimin me të bijën e Petro Markos, Arianitën, e cila e ka ndihmuar për hulumtimet mbi ditarin e Petro Markos, por edhe mbi telegramet e burgut. Nga shënimet e intelektualëve në burg, studiuesja veçon ditarin e  Petro Markos, jo për realitetin që përshkruante, por sepse i kushtohej dashurisë. Përpos ditarit nuk mungojnë as telegramet me familjarët, për të cilat Kryeziu pohon se dalin për herë të parë.Vajza e tij, Arianita më mirëpriti edhe përveçse më disponoi ditarin, për herë të parë më dha edhe telegramet. Petro Markon tashmë do të njihemi me letërkëmbimet që ka kryer në burgun e Armiqve të Popullit në Tiranë. Përpos ditarit, ai mban edhe letërkëmbime më Safolinën, Arianitën të bijën, të vëllanë e të shoqes. Këto telegrame kanë interes, sepse tregojnë kohën edhe vuajtjet e tij, edhe pse ai kërkon që t’i injorojë vuajtjet fizike në qëndrimin brenda qelisë, duke u fokusuar tek dashuria. Nuk janë letërkëmbime të rregullta, por janë letërkëmbime për ftesa kombëtare edhe raste të veçanta. Të gjitha telegramet pas nënshkrimit mbajnë firmën e drejtuesit ku ai vuante dënimin”, rrëfen Kryeziu.