Dallga apokaliptike me 168 000 pipa plastike

22 Prill 2019, 11:24

Artisti kanadez Von Wong, ndërtoi në atriumin “Estella Place” në Saigon të Vietnamit instalacionin Strawpocalypse. Instalacioni i dallgës apokaliptike u realizua me pipa plastike, të mbledhura në rrugët e Vietnamit me ndihmën e vullnetarëve, duke përfshirë nxënësit e disa shkollave ndërkombëtare, me mision për të edukuar konsumatorët dhe ndërgjegjësuar ata mbi përdorimin e plastikës dhe rreziqet që paraqet për detet dhe oqeanet.

Dallga apokaliptike është ndërtuar me 168 000 pipa plastike të cilat mund të jenë blerë për më pak se 20 euro, por dëmi që ato shkaktojnë në ambient është i pallogaritshëm.

Nga shkencëtarët vlerësohet se në oqeane janë të depozituara mbi 6 milion ton mbetje plastike, e cila në det mbetet e pa tretur për rreth 450 vjet.  Gjithashtu ata vlerësojnë se deri ne vitin 2050, në aspektin e peshës, në det mund të ketë më shumë plastikë sesa peshq. Edhe pse Vietnami përfaqëson vetëm 1.26% të popullsisë botërore, ai është përgjegjës për 6% të shpërndarjes së plastikës në oqean.

Edhe më parë Von Wong ka inicuar projekte të ndryshme në mbrojte të ambjentit. Në vitin 2016, duke vlerësuar se një qënie njerëzore përdorë 167 shishe plastike në vit, ose thënë ndryshe, në 60 vjet 10.000 të tilla, ai grumbulloi 10,000 shishe plastike për të realizuar projektin “Mermaids Hate Plastic”, përmes një sirene në një det me mbetje plastike. Nëpërmjet fotografive të tij, Von Wong synon të na nxit të ndalim, të mendojmë një çast për këtë katastrofë ambientale dhe na fton të përdorim materiale të riciklueshme /Përgatiti Ilir Çuçi