Damian Gjiknuri për rrugën Peshkëpi-Selenicë: Ta inagurojë Meta, mos të vijë fshehurazi në Vlorë

19 Shkurt 2021, 11:05 | Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 11:05

Deputeti dhe drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Darmian Gjiknuri, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të jetë pjesëmarrës në inaugurimin për nisjen e punimeve në rrugën e Selenicës dhe atë që të çon nga Radhima në Orikum.

“Ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është, Rama ka bërë realitet ndryshimin në Vlorë. A i kemi bëre të gjitha? Po ne prandaj duam të nisim punët që kemi nisur.

Ne kemi paratë për rrugën Radhimë-Orikum, por edhe për rrugën e Selenicës, janë gjetur lekët. I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës të ftojë presidentin e Republikës, të mos vijnë fshehurazi në Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet.

Nëse bëhet vepra, atëherë hajde sepse kështu e ka burrërinë Vlonjati, nëse vjen fshehurazi për politikë turp t’i vijë”, tha Gjiknuri.

r.k./Shqiptarja.com