Darëzeza si rrallë herë, dhjetëra kalorës nga trevat shqiptare garojnë buzë detit

1 Nëntor 2020, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2020-11-01 16:13:18

Dhjetëra kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi shndërruan bregdetin e Darëzezës  në një pistë hipizmi.

Me kuaj të racave të ndryshme ata garuan duke përshkruar një gjatësi prej 7 km. Garën e rezistencës e fitoi Luna me pronar Nexhip Bibo nga Fieri ndërsa në atë të shpejtësisë e fitoi kali me pronar Met Sinani nga Kosova.

Kryebashkiaku i Fierit shprehet se hipizmi në Darëzezë shumë shpejt do të shndërrohet në traditë.

Sinkron, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit

“Është një risi e bukur jo vetëm për Fierin por besoj edhe në Shqipëri. Janë aktivitete të pazhvilluara me parë. Me ç'shoh këtu sot masiviteti dhe pjesëmarrja e njerëzve është shumë e madhe, çka na gëzon dhe padyshim na obligon që në të ardhmen t'i mendojmë më mirë", u shpreh Subashi

Garat me kuaj në bregdetin e Darëzezës u ndoqën me kureshtje nga dashamirës të sportit të hipizmit.